Dy ditë nga djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Bajqinovci: Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka asnjë reagim nga ndërkombëtarët për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaliq, që ndodhi dy ditë më parë.

“Po kalojnë dy ditë prej se kur grupe kriminale dogjën lokalin në pronësi të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare e ambasadorët e vende të huaja”, ka shkruar Bajqinovci.

banner

Në ditën që ndodhi rasti Tomaniq tha se atë nuk mund ta frikësojë askush dhe se do të bëjë një ndërtesë edhe më të madhe, sesa lokali që iu dogj.

“Nuk mund të akuzoj askënd personalisht  por sipas meje nuk është askush pos Listës Serbe ose Brigadës Veriore. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës. Por, një gjë nuk mund ta kuptojë, si mundet që ne të punësohemi në institucionet e Kosovës, e vetë ata bëjnë kërkesë të kthehen nëpër institucionet kosovare. Mund ta potencoj se nuk frikësohem, është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta penojnë në punën tonë”, ka thënë Tomaniq në një intervistë për TV Dukagjinin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy