Princesha e Uellsit nuk ishte shfaqur në publik që kur i ishte nënshtruar një operacioni abdominal.
Kensington Palace ka publikuar foton e parë zyrtare të Princeshës së Uellsit pas operacionit abdominal në janar. Këtë e raporton BBC duke publikuar imazhin.
Fotoja e realizuar nga Princi William tregon princeshën Catherine me tre fëmijët e saj të buzëqeshur dhe shoqërohet me një mesazh për ditën e nënës dhe një falenderim nga princesha për “mbështetjen e vazhdueshme” të publikut.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Catherine shkroi: “Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Duke ju uruar të gjithëve ditën e nënës”.
Princesha e Uellsit, 42 vjeç, kaloi 13 netë në Klinikën e Londrës, pranë Regent’s Park, në qendër të Londrës, pas operacionit.