Milani ka fituar 1-0 në shtëpi përballë Empolit në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Rossonerët ishin për një nuancë më të mirë se kundërshtarët, me çka edhe ia dolën të fitonin këtë takim
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Christian Pulisic, kur u asistua nga Noah Okafor në minutën e 41-të
https://twitter.com/BetUSSoccer/status/1766844799712190534?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1766844799712190534%7Ctwgr%5E43a648d27d1070760ce09c2abcd2694b1ef317d2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmilani-fitoren-minimale-ndaj-empolit-ngjitet-ne-vendin-e-dyte-ne-serie%2F
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për nga rastet, pasi të dyja ekipet nuk arritën të shënonin më gola.
Rasti e vetëm serioz në 45 minutat e dytë e pati Ruben Loftus-Cheek në minutën e 74-të, por Elia Caprile bëri një pritje bravuroze
Pas javës së 28-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të takohet me Veronan.