Nëna e Heidi Bacit i shkruan Sarës, ajo bën publik mesazhin

by Nexhat

E eliminuara nga “Big Brother Vip Albania”, Sara Gjordeni, është shumë aktive që nga dalja nga shtëpia.

Sara përpos shumë intervistave që mori pjesë, edhe në rrjetet sociale po qëndron shumë aktive

Ish-banorja ripostoi një mesazh shumë të veçantë që mori nga nëna e Heidit

Në mesazh shkruante: “Përshëndetje Sara. Jam mami i Heidit. Më erdhi shumë keq që dole se ishe e mrekullueshme. I jepje shumë gjallëri asaj shtëpie me dritën tënde. Nuk e meritoje aspak të dilje ashtu. Të uroj e dashur të kesh të gjitha të mirat në jetën tënde sepse i meriton. Një përqafim me shumë dashuri”.

Ndërsa Sara nuk ka hezituar t’i përgjigjet, dhe ta ndajë mesazhin me ndjekësit e saj.

Foto: Sara Gjordeni/Instagram

“Ke një vajzë fantastike. Aq sa njeriun më të shtrenjtë aty e lashë në “dorë” të saj.
Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë. Të përqafoj fort dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’jua gëzojë zemrën” – ishte përgjigjja e Sarës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy