Rada Trajkoviq ia “çel sytë” Gjuriqit: Fotografinë e ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë për të diskredituar

by Nexhat

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

Kjo pasi u publikua një fotografi ku Gjuriq ishte në takim privat me Milan Radojçiq, kreu i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic

banner

Gjuriq ka akuzuar autoritetet e Kosovës për këtë, por Trajkokoviq i ka thënë se “kjo fotografi mund të lëshuar në qarkullim nga rrethi i tij i ngushtë”.

Kjo me qëllim që ta diskreditojnë në kohën kur po raportohet se Gjuriq do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë

“Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”, të dielën. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy