Sot u përmbyll edhe java e 24-t në Superligën e Kosovës.
Ballkani regjistroi fitore të pastër 2:0 ndaj Malishevës, për të vazhduar si lider në tabelë edhe pas kësaj jave,
Kampioni në fuqi i Kosovës ka 51 pikë, vetëm një më shumë se Llapi, që është i dyti në tabelë.
Drita është pak më prapa duke u renditur e treta me 46 pikë, por ende është në garë për titullin e kampionit, marrë parasysh se deri në fund do të zhvillohen edhe 12 xhiro
Ende nuk është asgjë e vendosur as sa i përket fatit të skuadrave të fundit në tabelë, me vetëm Lirinë që po duket të jetë e pafuqishme për të siguruar mbijetesën.
Rezultatet
Ballkani – Malisheva 2:0
Liria – Feronikeli 74 0:2
Drita – Prishtina 1:0
Dukagjini – Fushë Kosova 0:0
Llapi – Gjilani 2:1
Tabela në Superligë pas javës së 24-t:
1. Ballkani 24 15 6 3 43:21 51
2. Llapi 24 15 5 4 38:18 50
3. Drita 24 14 4 6 30:14 46
4. Malisheva 24 13 2 9 39:30 41
5. Prishtina 24 7 13 4 26:22 34
6. Dukagjini 24 7 10 7 26:28 31
7. Feronikeli 24 7 5 12 23:35 26
8. Gjilani 24 5 7 12 19:26 22
9. F.Kosova 24 3 7 14 15:37 16
10. Liria 24 1 7 16 15:43 10
Në javën e 25-të do të takohen: Prishtina – Dukagjini, Fushë Kosova – Ballkani, Feronikeli 74 – Drita, Gjilani – Liria dhe Malisheva – Llapi./Informim.net