Arrestohet ortaku i Pablo Escobar, drejtonte kartelin e drogës në Europë

by Merita

Policia kolumbiane në bashkëpunim me atë spanjolle kanë arrestuar bashkëpunëtorin e lordit të drogës Pablo Escobar. Dyshohet se ishte një nga drejtuesit e kartelit të drogës së Medelin në Europë.

Një trafikant i dyshuar dhe ish-bashkëpunëtor i lordit kolumbian të drogës Pablo Escobar është arrestuar në Medlin të Kolumbisë gjatë një operacioni ndërkombëtar.

banner

Mendohet se i dyshuari është një nga liderët kryesor në kartelin kolumbian, dikur i konsideruar një nga rrjetet më të mëdha të trafikimit të drogës në botë.

Urdhër-arresti i lëshuar nga policia e Spanjës, i dha rrugë kapjes të së dyshuarit. Operacioni policor përfshiu uniformat blu spanjolle dhe drejtorinë e inteligjencës policore kolumbiane.

I dyshuari emri i të cilit nuk është bërë ende publik, mendohet të jetë një përgjegjës direkt i operacioneve të kartelit kolumbian në Europë, duke shërbyer si urë lidhëse midis Medellinin, mafies italiane “Ndrangheta” dhe mafies holladeze Mocro.

Një nga grupet e strukturuara kriminale dhe terroriste më famëkeqe në histori, karteli i Medellin u krijua nga Pablo Escobar, i vrarë në 1993 gjatë një tentative arratisje ku nga shkëmbimet me armë zjarri me oficerët e policisë kolumbiane në bashkëpunim me DEAn amerikane, humbi jetën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy