Brahim Diaz heq dorë nga Spanja, vendos ta përfaqësojë këtë kombëtare  

by Nexhat

Mesfushori i Real Madrid, Brahim Diaz, i ka dhënë fund lajmeve se cilën kombëtare do ta përfaqësojë.

Diaz ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren e Marokut, duke hequr dorë nga Spanja. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja spanjolle “Marca”.

banner

Një vendim që erdhi edhe për shkak të ngulmimit të madh që Maroku i ka bërë lojtarit, që pas botërorit 2018 në Rusi.

Së shpejti do të mbërrijë edhe grumbullimi i parë me Marokun, që do të zhvillojë dy ndeshje, më 22 dhe 26 mars, kundër Angolës dhe Mauritanisë

Mesfushori priti një kohë të gjatë për të marrë vendimin e tij, që ka befasuar jo pak tifozët spanjollë.

Në vitin 2021, ai luajti një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë, duke realizuar edhe gol.

Po ashtu, ai ishte pjesë e grupmoshave zingjirë të Spanjës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy