Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë kësaj jave do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Siç ka bërë të ditur Departamenti Amerikan, temat që do të diskutohen gjatë takimeve do të jenë dialogu dhe dinari.
Lidhur me vizitën e tij, ka folur edhe shefja e grupit parlamentar e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
“Gabriel Escobar ka qenë dhe mbetet i angazhuar seriozisht në procesin e dialogut si i deleguari i State Department në dialogun Kosovë-Serbi, ndaj shqyrtimi i këtij procesi është i zakonshëm në raport me vizitën e tij. Çështja e dinarit apo përdorimi si valutë për pagesë të brendshme është e qartë që vetëm konvertimi i dinarit apo afatet e proceseve të konvertimit, gjegjësist lehtësimi i konvertimit mund të diskutohet për arsye se në Kosovë është një valutë dhe ajo valutë është euro. Sa i përket kërkesës për dërgim të draft-statusit të Asociacionit në Kushtetuese, ritheksoj se mbetemi të përkushtuar në normalizimin e situatës në katër komunat në veri. Siç po e shohim, kohë pas kohe atje ka tendencë dhe potencial për tensione. Sulmi ndaj pronave të nënkryetares së Komunës së Zveçanit ishte një indikacion se në periudha të ardhshme në përafrim të procesit zgjedhor, atje mund të pasohen sulme të tilla të grupeve të orkestruara kriminale që vijnë nga Beogradi. Ne e shohim si tepër të rëndësishme stabilitetin dhe sigurinë në vazhdimësi”, tha ajo,