Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Sllobodan Millosheviqit, ish-drejtori i BIA-s dhe themeluesi i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin, vendosi kurorë lulesh në varrin e tij në Pozharevc.
Kështu ka vendosur ta përkujtojë i sanksionuari i Amerikës -Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuza më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid
Në një deklaratë të publikuar në faqen e PS-së me atë rast, thuhet se idetë e Serbisë së lirë nuk kanë vdekur me Millosheviqin, edhe pse Millosheviqi ka jetuar për idenë e Serbisë së lirë.
“Në kohën kur ai jetoi, politika e Sllobodan Millosheviqit ishte e vetmja e mundshme dhe edhe sot është e vetmja e drejtë. Idetë e Serbisë së lirë nuk vdiqën me Sllobodan Millosheviçin, megjithëse Sllobodan Millosheviqi jetoi për idenë e Serbisë së lirë. Asnjë mik i Sllobodan Millosheviqit nuk ishte armik i Serbisë, por asnjë armik i Sllobodan Millosheviqit nuk ishte mik i Serbisë”, tha Vulin, i cili i bëri nderimet e tij ish-presidentit të Serbisë dhe RF të Jugosllavisë.
Vulin vendosi një kurorë lulesh në varrin e Sllobodan Millosheviqit në Pozharevc, i shoqëruar nga zyrtarë dhe anëtarë të Lëvizjes Socialiste.
Sllobodan Millosheviq, ish-president i Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, vdiq tetëmbëdhjetë vjet më parë, më 11 mars 2006, në Hagë.
Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.
Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Pos të dëbuarve janë vrarë edhe 13 mijë persona, shumica civilë, kurse të zhdukur kanë qenë 5 mijë njerëz, shumica prej tyre janë gjetur, por vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë persona ende të pagjetur
Gjatë karrierës së tij politike, Millosheviq mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997.
Pastaj postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000.
Ndërsa ishte kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001