Krasniqi takon ambasadorin e ri britanik, i dëshiron mision të suksesshëm në Kosovë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Krasniqi i uroj atij mision të suksesshëm, duke i shprehur edhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.

I pari i PDK-së e falënderoi diplomatin britanik, për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit.

“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët”, tha Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy