Liverpool, Arsenal apo Man City? Opta vjen me përqindjet e përditësuara se kush do të bëhet kampion në Angli

by Nexhat

Liverpool dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në derbin e xhiros së 28-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Falë këtij barazimi të dy gjigantëve anglez ka përfituar Arsenali që është në krye të tabelës.

banner

Topçinjtë tani janë të barabartë në pikë me djemtë e Jurgen Klopp me 64, duke qëndruar në vendin e parë për shkak të një rekordi më të mirë në ndeshjet direkte.

Ndërkohë, ekspertët në Opta besojnë se është Man City ai që do të fitojë titullin në fund të sezonit, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të thyer Liverpoolin në Anfield.

Skuadrës së Pep Guardiolës i jepet një shans masiv prej 46.3 për qind për të përfunduar i pari, i ndjekur nga Liverpooli me 36.1 për qind dhe më pas Arsenali me vetëm 17.6 për qind.

Gjithsesi kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të sezonit dhe pritet një luftë e madhe për titullin e kampionit mes tre skuadrave angleze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy