30
Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për situatën në veri të vendit.
Ai duke folur për kryetarët e komunave atje, tha se janë poshtëruar institucionet e Kosovës, duke dashur, siç u shpreh ai, të ruhen “disa Mic Sokola”,
“Ne i kemi poshtëru institucionet e pavarura të Kosovës, duke dashur t’i ruajmë disa Mic Sokola, disa njerëz që i kemi mshelë nëpër kulla të veriut atje, pa asnjë funksion. Unë mendoj që i kanë hyrë një aventure dhe në fund, çka kemi bërë, i kemi poshtëru institucionet”, është shprehur Paçarizi.