109
Jaksa Vuliq nuk është më trajner i Sigal Prishtinës. Klubi kryeqytetas i ka ndarë rrugët me trajnerin kroat të hënën, ka thënë Sigal Prishtina në një njoftim për media.
“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, thuhet në njoftim.
Vuliqi ishte emëruar trajner i skuadrës në janar të këtij viti. Prishtina renditet e katërta në tabelë me 38 pikë. Para saj janë Ylli me 39 pikë, Peja 41 dhe Trepça e para me 46 sosh.