Shpërthen zjarri në një fabrikë te “Parku i Biznesit” në Drenas

by Nexhat

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë te “Parkut të Biznesit” në Drenas.

Pamjet janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku vërehet tymi i madh.

banner

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti me zjarr ka ndodhur në një fabrikë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit .Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.

Tutje, Ahmeti tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike më vonë.

Mësohet se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të plastikës, ku zjarri ka përfshirë gjithë objektin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy