Stoltenberg: Ukraina është shumë afër anëtarësimit në NATO

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina është më afër se kurrë anëtarësimit në Aleancë, duke thënë se “pyetja nuk është nëse, por kur”.

Ai ka thënë të hënën në një konferencë për media se ka besuar që Suedia, që të enjten u anëtarësua zyrtarisht në NATO, është aleate e përkushtuar.

banner

“Ukrainë do të bëhet aleate e NATO-s. Pyetja nuk është nëse, por kur. Ukraina tash është më afër se kurrë më parë anëtarësimit në NATO…Suedia do të jetë një aleate e përkushtuar…”, është shprehur Stoltenberg.

Ai ka theksuar se dorëzimi për Ukrainën nuk është paqe, duke potencuar se “vetëm presidenti rus ka fuqinë për t’i dhënë fund luftës”

Komentet e sekretarit të NATO-s erdhën pasi flamuri suedez u vendos në selinë e NATO-s, duke u radhitur si shteti i 32-të anëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy