Sulme kibernetike “të intensitetit të paprecedentë” ndaj Qeverisë së Francës

by Nexhat

Qeveria e Francës ka thënë të hënën se disa shërbime të saja janë shënjestruar nga sulmet kibernetike të “një intensiteti të paprecedentë” dhe se një qendër speciale e krizave është aktivizuar për t’i rikthyer shërbimet online, raporton agjencia “AP”.

Zyra e kryeministrit të Francës, Gabriel Attal, në një komunikatë për media ka thënë se sulmet nisën të dielën mbrëma dhe goditën disa ministri. Nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme. Deri të hënën pasdite, është thënë, “se ndikimi i sulmeve është reduktuar për shumicën e shërbimeve dhe se qasja në uebfaqet qeveritare është rikthyer”.

banner

Një grup i hakerëve “Anonymous Sudan”, që konsiderohet nga ekspertët e sigurisë kibernetike se është pro-Rusisë, ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Nga autoritetet franceze nuk është treguar se çfarë dëme janë shkaktuar

Qeveria e Francës ka bërë tentim për të forcuar mbrojtjen kibernetike para Lojërave Olimpike në Paris këtë verë.

Franca ishte goditur nga sulmet kibernetike viteve të fundit, përfshirë edhe një nëpër spitale në vitin 2021

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy