“Vajza nuk e ka parë kurrë babanë”, rrjeti kryqëzon Ilnisën, nxjerrin fotot e ish-burrit të saj dhe dasmës

by Nexhat

Në rrjet janë publikuar foto të Ilnisës dhe ish-burrit të saj, pasi tha se nuk e kishte takuar vajzën

TIRANË- Mbrëmjen e të shtunës në shtëpinë e Big Brother u shfaq linja e jetës së Ilnisës, ku padyshim shqiptarët u prekën nga historia që ajo tregoi se si e kishte rritur e vetme vajzën e saj, pas ndarjes nga bashkëshorti. Ilnisa u shpreh se vajza nuk e kishte njohur kurrë babanë e saj, dhe se për rritjen ishin kujdesur gjyshërit, prindërit e gazetares.

banner

Një tjetër deklaratë që Ilnisa ka bërë është ajo se nuk është veshur kurrë nuse, dhe se për herë të parë ndodhi në Big Brother, gjatë organizimit të dasmës me Meritonin. Por në epokën e rrjeteve sociale, ku informacionet dhe fotot qarkullojnë lirshëm, gazetarja është vënë në qendër të akuzave se ka gënjyer në historinë e linjës së jetës së saj.

Në TikTok janë shpërndarë foto ku shihet vajza e saj, në shoqërinë e babait, ish-burrit të Ilnisës. Fotot janë të vjetra, megjithatë sipas ndjekësve provohet se gazetarja gënjeu kur tha se vajza nuk e ka parë kurrë babanë e saj.

“Vajza nuk e ka parë kurrë babanë”, rrjeti
“Vajza nuk e ka parë kurrë babanë”, rrjeti

Po ashtu janë bërë publike dhe fotot nga ceremonia e martesës së Ilnisës, ku ajo shihet e veshur me fustanin e bardhë.

“Vajza nuk e ka parë kurrë babanë”, rrjeti
“Vajza nuk e ka parë kurrë babanë”, rrjeti

Më herët pre e këtyre sulmeve në rrjetet sociale kishte rënë edhe Ledjona Xheladinaj, për historinë e treguar për bashkëshortin e saj. /ZËRI

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy