“Nga e keqja mund të lirohemi, vetëm atëherē kur ta flasim, shkruajmë e pranojmë të vërtetën”!
Nga : Ahmet Asani
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina ishte plotë e përplotë me student shqiptarë nga qytete e fshatra të Kosovës dhe vise tjera shqiptare. Studentet e Universitetit të Prishtines njësoj sikur koleget e tyre të kryeqendrave tjera te ish federates jugosllave, per dallim nga koleget e shteteve tjera te bllokut komunist, kishin lirinë dhe mundesinë të dilnin kurdo e kudo nëpër bote të punonin, jetonin dhe studjonin!
Kosovës, e cila de jure kishte statusin e njesisë federative, i kishte ardhur koha që edhe de fakto të bëhej REPUBLIKË! Vetem duhej percaktuar rruga dhe strategjia per realizimin e kesaj kerkese të drejte gjithëpopullore!
Rruga e cila duhej ndjekur ishte rruga e pluralizmit demokratik, rrugë te cilēn ate kohë e ndjeknin Nacional Demokratët shqiptarë që vazhduan rrugën e Gjon Sereqit, sikur Metush Krasniqi nga Kamenica e #Mark Gashi nga Kumanova, e shumë patriotë tjerê sikur këta dy intelektualë e veprimtarë shqiptarë!
Për rrugēn e Nacionaldemokracisë Kosova kishte mjaftë kapacitete, infrastrukturë të nevojshme politike, intelektuale, kishte edhe përkrahjen e Republikave veriore si Sllovenia e Kroacia si dhe mbështetjen e Europës perëndimore dhe të SHBA-ve!
Mirëpo dikush kishte punuar nën tokē, që rinia e viteve 80-ta të shkonte rrugës se internacionales komuniste, rrugës antipluraliste e antiperëndimore, rrugë të cilen Kosovës ia ofroi PPSH me grupet e para Marksiste-Leniniste të themeluara para vitit 1974, nga disa t’pa krye që mjerisht sot i kemi në krye!?
Kështu për realizimin e të drejtës dhe kërkesës shumë legjitime KOSOVA REPUBLIKË, në pranverën e vitit 1981 rinia shqiptare e Kosovës dhe viseve të saja, u nis rrugës së internacionales komuniste, rrugë kjo e cila ate kohë i konvenonte dy pushteteve të atëhershme – pushtetit antipopullor në Shqipëri dhe atij antishqiptar në Serbi!
Serbia rrugen marksiste-leniniste, antiperendimore e antiamerikane te rinisë shqiptare te viteve 80-ta, do ta përdorte si alibi për ta burgusur me burgje te renda rinine shqiptare të Kosovës dhe viseve te saja, si dhe per ta permbysur statusin e njesisë Federative Autonome, të cilin Kosova e kishte marr nē v.1974!
Kjo rrugë i mundësoi politikës së atëhershme në Serbi që me lehtësi ti shkatërronte të gjitha të arriturat e fituara me gjak e djersë për gati gjysëm shekulli, kurse PPSH-ës në Shqipëri i mundësoi të vazhdonte rrugën e shtypjes dhe diktaturës me të egër që njihte kampi komunist i kohës!
Fat që Kosova kishte lindur, rritur e edukuar intelektualë sikur Ibrahim Rugova, intelektualë të cilët i thane JO internacionales komuniste dhe e drejtuan popullin në rrugën e pluraliznit demokratik, rrugë kjo e shpëtimit të qenies tonë kombëtare!
Fakti që ne sot si popull po sillemi ende kështu siç po sillemi, duke i dhënë ende vota e pushtet të majtës antipluraliste, antidemokratike e antiperëndimore, është rezultat i engramave negative të regjistruara thellë në ndërdijen tonë gjatë viteve te përndjekjes, burgosjes, vrasjeve e dhunimeve në të dy anët e kufirit shqiptar!
Kjo edhe është arsyeja kryesore pse edhe pas 25 vitesh liri, edhe pse te mbrojtur nga superfuqia me e madhe botërore si Amerika dhe aleanca ushtarake NATO-ja, ne si popull nuk po arrijmë ende të drejtohemi drejtë rruges se dijës, përparimit, demokracisë, mirëqenies e zhvillimit ekonomik!
Shqiptaret nuk do t’mund të bashkohen kurrë, e as t’i japin vlera vetvetes e njerëzimit, derisa ta gënjejnë vetveten me ideologji e fryma moniste lindore! Ne shqiptaret do t’mund të bashkohemi në një shtet, atehere kur ndër ne të frymoj Fryma Njerëzore e Kombëtare dhe ajo Pluraliste Demokratike Perëndimore!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Informim.net”.