Argita Malltezi në konferencë: Dosja “Partizani” ka si qëllim goditjen e opozitës

by Nexhat

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka mbajtur këtë të martë një konferencë për media, ku foli në lidhje me hetimet e kryera mbi çështjen “Partizani”.

Malltezi në fjalën e saj deklaroi se babai dhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, ndodhen nën masën e sigurisë Arrest në shtëpi, pa asnjë provë dhe fakt

banner

Ajo e cilësoi hetimin e kryer si një goditje politike ndaj liderit të opozitës.

Malltezi tha se nën hetim duhet të ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili sipas saj ka bërë kallëzim të rremë për dosjen “Partizani”.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja “Partizani”.

Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit

Cështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta.

Ky është një kallëzim i rreme dhe Balla duhet të ishte para bankës së akuzuarve

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzur dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, tha Malltezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy