Gërvalla kërkon avancim të raportit të Kosovës me NATO-n: Jemi faktor kyç për paqe dhe siguri në rajon

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz është pritur sot në selinë e NATO-s nga ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për çështje politike dhe politika të sigurisë, Boris Ruge dhe ndihmës sekretarja e Përgjithshme për operacione në NATO, Burcu San.

Siç njofton MPJ, Gërvalla ka falënderuar NATO-n dhe strukturat e saj për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

banner

Gërvalla ka theksuar se është e nevojshme që të ketë përparim të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në organizatë.

“Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë

Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy