Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë servisuar 15 stacione të internetit në veri.

by engel

Ai ka shkruar në Facebook të martën se ka vizituar fshatin Çabër të Zubin-Potokut, ku u bë zëvendësimi i stacionit bazë, duke shtuar se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

“140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka thënë kryeministri.

banner

Ai ka shkruar tutje se Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë në shërbim të publikut, “e jo të oligarkëve që duan të vazhdojnë të rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy