“Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Aliu e ka cilësuar këtë si lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se këto rrugë ndërlidhin dhe afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë,

banner

“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy