Man City në telashe të mëdha: Mësohet sa do të jetë pa Edersonin e dëmtuar

by Nexhat

Manchester City është gjetur në telashe të mëdha pasi u njoftua se sa do të qëndrojë pa portierin e dëmtuar Ederson.

Ederson u dëmtua në ndeshjen kundër Liverpoolit kur shkaktoi një penallti ndaj Darëin Nunez, nga e cila Reds arritën ta barazojnë rezultatin në 1-1

banner

Ekipi mjekësor i Cityt ka konstatuar se Ederson ka dëmtuar një muskul dhe për pasojë do të duhet të bëjë një pushim për rreth një muaj.

Portieri brazilian me siguri do të humbasë çerekfinalen e FA Cup kundër Newcastle United të shtunën, e cila do të pasohet nga një pushim ndërkombëtar.

Megjithatë, është e qartë se ai nuk do të mbrojë as në derbin e Ligës Premier kundër Arsenalit më 31 mars dhe kështu Pep Guardiola do të duhet të mbështetet te portieri rezervë Stefano Ortega në ndeshjet e ardhshme

Manchester City aktualisht është në vendin e tretë në Ligën Premier me 63 pikë, një më pak se dyshja kryesore, Arsenali dhe Liverpooli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy