61
Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe do të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C.