Osmani: Edhe shërbimet e huaja kanë punuar të përçajnë shqiptarët në Maqedoni të Veriut

by Nexhat

Bujar Osmani – kanditati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut, thotë se në vendin e tij edhe shërbimet e huaja kanë punuar që të përçajnë shqiptarët atje.

“Tendenca me shqiptarët në Maqedoni të Veriut ka qenë që ata të fragumentohen në parti qytetesh – çdo qytet ku jetojnë shqiptarët të ketë partinë dhe liderin e vet. Janë shfrytëzuar – kjo ka qenë ndikim edhe nga jashtë, i shërbimeve të ndryshme që kanë nxitur këtë”.

banner

“Ka pasur një prirje të tillë, dhe unë e mbaj mend në 2011-tën çdo qytet kishte liderin dhe partinë e vete politike, dhe ata merreshin me nevojat lokale, ziheshin mes vete dhe askush nuk kishte një platformë kombëtare që do të përkthente vullnetin politiko-shqiptar në nivel kombëtar”.

Ai tutje tha se BDI e ka sfiduar këtë platformë, dhe sipas tij për 20 vite është platformë që përfaqëson shqiptarët dhe u  bë zë i fuqishëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy