Osmani: Në Maqedoni të Veriut, ka ndodhur një devijim politik

by Nexhat

Bujar Osmani – kanditati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut, tha se në vendin e tij ka ndodhur një devijim politik.

“Në Maqedoni të Veriut, ka ndodhur një devijim politik, fakti që ata nuk maturuan mjaftueshëm që të kuptojnë rëndësinë e marrëdhënie ndëretnike për stabilitetin, progresin dhe qëndrueshmërinë e shtetit, dhe integrimit euroatlantik si tre shtyllat kryesore të një shteti stabil dhe progresiv. Është për të ardhur keq për një parti serioze që ka aq mbështetje te komuniteti maqedonas”, u shpreh ai.

“Shqiptarët tani nuk guxojnë të humbin këtë parashikueshmëri strategjike për të cilën po flas, për shkak se po rrezikohen interesat bazë të tyre”, shtoi Osmani në Rubikon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy