Seanca për “21 janarin”, avokati i familjarëve: Strazburgu tha vrasje shtetërore

by Nexhat

Që prej orës 13:00 të kësaj të marte ka nisur në ambientet e Gjykatës së Lartë në Tiranë seanca gjyqësore në lidhje me “21 janarin”.

Ky institucion pritet të vendosë në lidhje me kalimin në SPAK ose jo të kësaj çështjeje.

banner

Të pranishëm në seancë janë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët shoqërohen dhe nga avokati i tye Idajet Beqiri.

Në fjalën e tij drejtuar gjykatës, avokati Beqiri tha se kallëzimi i bërë nga familjarët e Aleks Nikës ka emra konkretë, ku përfshihen ish-zyrtarë të lartë që janë kompetencë e SPAK-ut. Ndaj ai apeloi që çështja t’i kalojë prokurorisë së Posaçme.

“Të kalohet kjo çështje në SPAK. Kallëzimi jonë penal është për persona konkret, janë persona që janë në kompetencë të gjykohen nga GJKKO dhe subjekte hetimi të SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për këtë çështje. SPAK ka bërë rolin e të paditurit për kallëzimin tonë. SPAK e hoqi nga vetja kallëzimin e familjarëve me një shkresë përcjellëse. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e gjykatës së Strazburgut. Strazburgu thotë vrasje shtetërore, përmend edhe ish-kryeministrin. E shikon Strazburgu por jo SPAK, nuk është gardisti, ushtari, që bën dhe organizon një krim shtetëror. SPAK ka hapur një precedentë të rrezikshëm”, tha avokati Idajet Beqiri në seancë.

Kujtojmë se më 16 shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Sakaq prokurori i SPAK-ut vendosi dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK-ut kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit. Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO-së që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy