Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është

by Nexhat

Paralajmërimet e komunitetit të inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë se mund të ketë rrezik të shtuar në Ballkanin Perëndimor gjatë 2024-ës i ka komentuar profesori i John Hopkins, Daniel Serwer.

Në këtë raport thuhet se “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare çuan në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë edhe trupat e NATO-s, në vitin 2023”.

banner

Por, Serwer thotë se s’është e saktë, duke shtuar se ka vetëm një agresor në veri të Kosovës dhe se duhet të jetë e qartë se kush është ai.

“Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, Policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të krijonte një justifikim për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, tha Serwer në një koment në X ndaj një postimi të Jakub Bielamowicz nga një think-tank, i cili kishte ndarë dy rreshtat kyçë të raportit ku flitej për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy