Sot rikthehet Liga e Kampionëve, ku në program do të jenë dy duele kthyese mjaft interesante. Arsenali pret në Emirates skuadrën e Portos, ku do të kërkojë përmbysjen nga ndeshja e parë në Portugali. Skuadra portugeze i mposhti londinezët në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, falë një goli të Galenos në minutën e fundit të kohës shtesë, shkruan Sinjali Sporti.
Dueli tjetër interesant është ai mes Barcelonës dhe Napolit. Dueli i parë në Itali përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Robert Leëandoëski hapi llogarinë e ndeshjes me një gol në minutën e 60-të, por vendasit barazuan më pas me anë të sulmuesit Victor Osimhen duke shënuar në minutën e 75-të, për të lënë gjithçka hapur për sfidën ktheyse. Të dyja duelet fillojnë nga ora 21:00.