Dita e befasive, humbin Ballkani e Llapi

by Nexhat

Dita e sotme ka sjellë befasi në Superligën e futbollit.

Dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Llapi janë mposhtur në duelet përkatëse në kuadër të xhiros së 25-të të ligës elitare

Therandasit u mposhtën nga Fushë Kosova në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan me rezultat 0:2,

Golat për “vendësit” i shënoi Alden Skrijelj.

Me këtë rast, “Pampurat” i rritën gjasat për të mbetur në Superligë pasi po gëzojnë formë të mirë dhe rezultate pozitive.

Përkundër humbjes së sotme, Ballkani mbeti lider i tabelës dhe kjo falë humbjes së rivalit direkt për titull, Llapi, i cili s’diti ta shfrytëzonte rastin jetik.

Llapjanët u mposhtën nga Malisheva me rezultat 1:2 në derbin e kësaj xhiroje.

Dy gola për vendësit i shënoi lojtari në supeformë, Drilon Hazrollaj.

Kurse, goli i Arhmed Januzit ishte i pamjaftueshëm për mysafirët.

Kurse, Gjilani e mposhti me lehtësi Lirinë e dorëzuar me rezultat 3:0.

Golat për “Skifterat” i shënuan Elvedin Heric, Marko Roganovic dhe Edi Basha.

Superliga – Java e 25-të

Malisheva – Llapi 2:1

Fushë Kosova – Ballkani 2:0

Gjilani – Liria 3:0

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy