Edi Rama përkrah vendimin e Kurtit për t’ia regjistruar 24 hektarët Manastirit të Deçanit: Më mirë vonë se kurrë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti ka vendosur që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe të urdhërojë regjistrimin e 24 hektarëve tokë për Manastirin.

Rama ka thënë se e mbështet plotësisht këtë vendim të Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

banner

Rama ka thënë se inkurajon liderët e Kosovës që të punojnë me aleatët kryesor për të treguar që Republika e Kosovës është vërtetë një partner i rritur dhe i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.

 “Unë e mbështes plotësisht vendimin më mirë vonë se kurrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy