TIRANË – Nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24, u pyet nga gazetarja Ola Bruko, se cilët emra pritet që të përjashtojë sot Lulzim Basha nga Partia Demokratike
Pampuri u shpreh se askush nuk do të largohet nga PD-ja zyrtare. Ajo shtoi se grupimi i deputetëve që shkuan tek Rithemelimi nuk do të jenë më tek PD-ja, pasi nuk ka kuptim që të jenë në të dyja grupimet.
“Kjo që bën Basha është një mbledhje. Këto janë grupe deputetësh, që për interesa personale apo arsye tjetër shkojnë në grupim tjetër. Nëse shkojnë në grup tjetër, çfarë kuptimi ka që të rrijnë këtu, te PD? Nëse nuk njohin Bashën kryetar partie, atëherë çfarë kuptimi ka që ky grupim të qëndrojë në grupin e PD. Çdo emër do të lakohet në mbledhje, patjetër.
Askush nuk është përjashtuar, grupi i deputetëve ka dashur të ikë. Nuk përjashtohet askush, kanë zgjedhur të vetëlargohen nga PD-ja dhe kanë shkuar tek Rithemelimi. Koherenca e këtij grupi lë për të dëshiruar. Askush nuk mund të qëndrojë në të dyja grupet. PS dhe Rithemelimi po bëjnë marrëveshje për interesa personale”, u shpreh Pampuri