Osmani para Escobarit kërkon barazi nga BE-ja në dialog: Qasja selektive ndaj neneve të caktuara s’ndihmon

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin që ka zhvilluar me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se BE-ja si ndërmjetëse e dialogut Kosovë-Serbi duhet të ketë qasje parimore e të barabartë ndaj palëve.

Osmani në konferencën e përbashkët për media me Escobar tha se zbatimi i neneve të caktuara, duke aluduar te Asociacioni, nuk do të ndihmojë

banner

“Jemi thellësisht të përkushtuar. Kam potencuar gjatë këtij takimi se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast të BE-së ndaj palëve dhe që është kruciale që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit. Prandaj, qasja selektive vetëm neneve të caktuara të marrëveshjes nuk do të ndihmojë sepse të gjitha nenet kanë rëndësi, prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Në këtë drejtim, angazhimi dhe roli i SHBA-së mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë siç është përmendur në letrën e fundit të Presidentit Biden.

“Falënderoj partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në për konfirmimin e tyre të vazhdueshëm se rendi kushtetues, integriteti territorial dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës do të mbrohen përherë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy