“Prapë fituese loçka jonë”, Adriana Matoshi mposht tumorin për herë të tretë

by Merita

Adriana Matoshi ka fituar për herë të tretë luftën ndaj tumorit. Lajmin e mirë e kanë ndarë miqtë e Adriana Matoshit në rrjetet sociale.

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”, ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

banner

Nëna e katër fëmijëve, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.

Dy armiq konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti.

Ajo thotë se në këtë muaj të shenjtë po lë pas çdo gjë, që nga njerëzit më të dashur te angazhimet profesionale.

“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy