Në bufenë e RTK-së sonte ka ndodhur një rrahje mes dy personave.
Florie Ahmeri, zëdhënëse në policinë e Prishtinës, tha për Express se lidhur me rastin është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti .