Tik Tok do të mbyllet? Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro projekt-ligjit për ndalimin e rrjetit social

by Nexhat

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka kaluar një projekt-ligj, që mund të çojë në një ndalim ndërkombëtar të Tik Tok-ut.

Votimi ishte një tjetër proces, pasi autoritetet amerikane dhe më herët qenë pro kufizimit të aksesit në aplikacion. Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë edhe cenimi i sigurisë kombëtare amerikane.

banner

Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë. Ndërsa, presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat. Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.

Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta hiqte aplikacionin në fjalë, por nuk kishte sukses

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy