Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, profilin e saj në X ka dhënë përshtypjet e saja lidhur me vendimin e kryeministrit për tokat e Deçanit.
E mirëpres më në fund vendimin për të zbatuar vendimin e GJK-së lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale, ka shkruar ajo.
Më tutje ajo ka shkruar edhe: “Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimin e ligjit në Kosovë”.
I welcome the decision to finally implement the CC rulling on @DecaniMonastery.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 13, 2024
The rule of law is fundamental to a functioning European society.
I have been repeatedly asking all Kosovo govts in last 4,5 years to act on this as it is a necessary step regarding #RoL in 🇽🇰. pic.twitter.com/ZKJyvNhPMR