Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një takim që pati me drejtorin për Evropën Kontinentale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Brice Roquefeuil ka folur edhe për çështjen e Kosovës.
Siç bën të ditur, Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, në takim u theksua mes tjerash se se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur një nivel të jashtëzakonshëm dhe se partneriteti strategjik me Francën ka rëndësi të jashtëzakonshme.
“Kam pasur kënaqësinë t’i mirëpres zotin (Brice) Roquefeuil, me të cilin kam shkëmbyer mendime për dinamikën e dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Francës, bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, çështjen e Kosovës si dhe zhvillimet aktuale gjeopolotike”, ka shkruar ai,