Abdixhiku për takimin me Escobar: Na u tha qartë se raportet SHBA -Kosovë kurrë s’kanë qenë në nivel më të ulët

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit të mbrëmshëm me emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar. Ai tha se nga emisari amerikan u është bërë e qartë se raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së nuk kanë qenë kurrë në nivel më të ulët,

I pari i LDK-së tha se mosbashkëpunimi me aleatët kryesor të Kosovës mund të sjellë pasoja për shtetin

“Sa i përket takimit të mbrëmshëm ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-së. Për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët sesa që janë sot. Mungesa e bashkërendimit të ngushtë me aleatët tanë kryesor, me SHBA-të sjell pasoja për integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë ne natyrisht”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku deklaroi se pasoja e këtyre raporteve do të barten edhe në fatin e Kosovës, teksa shtoi se ruajtja dhe kultivimi i raporteve me aleatët kryesor është i domosdoshëm

Z. Kurti përfaqëson Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe këto pasoja patjetër që barten edhe në fatin e Republikës së Kosovës, por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe të kultivojmë këto relacione sepse janë të domosdoshme, të pazëvendësueshëm dhe në momente të krizave të tanishme dhe të ardhme janë egzistenciale për fatin e Republikës së Kosovës dhe për vet sovranitetin tonë”, tha tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy