Bajrami për Aliun: Ia ka ndërru vendin Drejtorit të Prokurorimit vetëm kur Thesari e ka shti në listë të zezë

by Nexhat

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e lëshoi seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet propozim-rezoluta e LDK’së për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Bajrami tha se Aliu ia ka ndërruar vendin Drejtorit të Prokurimit, vetëm pasi Thesari Amerikan e ka futur në listën e zezë,

“Ai Ministri që iku këtu edhe që mundohet me u tregu i pastër, a e keni kur ia ka ndërru vendin Drejtorit të Prokururimit, kur Thesari Amerikan e ka shti në listë të zezë. Qëta jeni ju. Kur Thesari Amerikan e ka shti në listë të zezë atë “Babën e Tenderëve” që e quanit npër Qeverinë PAN, atëherë e ka hek. Ky është ministri ku në ministrinë e tij dy veta nënshkruajnë tendere, nënshkruan Hysen Durmishi dhe nënshkruan Liburn Aliu”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo i është drejtuar kabinetit qeveritar duke u thënë se “jeni të korruptum, jeni frikacak dhe jeni shpifësa”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy