Drita merr tri pikë të mëdha te Feronikeli ‘74

by Nexhat

Drita ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka vazhduar me fitore në kampionat, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se krijuan shumë raste.

Kështu, pas 45 minutave lojë, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, pati më shumë aksion dhe raste nga të dyja skuadrat, por u shënua edhe një gol.

Ishte Drita, e cila gjeti golin e fitores në minutën e 78-të me anë të Rady Ovouka, i cili shënoi nga afërsia për 1-0

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e tretë me 49 pikë apo dy më pak se Ballkani i pari, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i shtati me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë derbin lokal ndaj Gjilanit, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy