Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, janë takuar këtë të enjte kanë qëndruar në Pejë ku janë pritur në takim nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.
Takimin me zyrtarët e lartë amerikanë e ka konfirmuar kryetari Gazmend Muhaxheri, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje
“Po, mund të konfirmoj se kam pasur sot takim me emisarin Escobar dhe ambasadorin Hovenier, por për detaje do të dalim me komunikatë shumë shpejt”, ka thënë Muhaxheri.
Escobar i shoqëruar nga Hovenier, gjatë ditës kanë qëndruar për vizitë edhe në Manastirin e Deçanit. Kjo vizitë vetëm një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri
Emisari amerikan gjatë së enjtes do të takohet edhe me Kurtin. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.