Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e tretë të votimit

by Nexhat

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur në raundin e tretë kryesuesin e ri, Fehmi Kupina.

Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi

banner

Kryesuesi i rizgjedhur, Kupina tha se ndihet krenar që është sërish në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Më lejoni të ju falënderoj secilin nga ju që më rizgjodhët për herë të dytë në të njëjtin mandat si kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Me të vërtetë sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan dhe individë…”, tha Kupina.

Nën drejtimin e Nora Kelmendit, kjo mbledhje e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit është thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ndryshe, muaj më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy