Gashi ironizon: Kurti merret me qentë endacakë vetëm nëse i thua që po i bjen Serbia në Kosovë

by Nexhat

Analisti kosovar, Shkëlzen Gashi, në emisionin Pressing të T7 ka folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të urdhërojë Agjencinë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Gashi ka folur për reagimet që bëhen për temat që ndërlidhen me Serbinë, dhe me ironi ka folur duke e marrë një shembull me qentë endacakë

Shkëlzen Gashi ka thënë se ndonëse nga Komuna e Prishtinës ngritët si shqetësim problemi me qentë endacakë dhe thuhet se duhet ndihmuar edhe nga autoritetet qendrore, kryeministri Albin Kurti s’merret me një problematikë të tillë, përveç që siç deklaron Gashi, nëse i thuhet që qentë endacakë po i sjell Serbia në Kosovë.

“Albin Kurti nuk merret me këto. A din qysh mundesh me e shti Kurtin me u marrë me këtë problem edhe me e zgjidhë. Veç nëse i thu që qentë endacakë po vijnë nga Serbia”, ka thënë Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy