PSD-ja: Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog

by Nexhat

Partia Socialdemokrate duke folur për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se dje është parë se si, sipas kësaj partie, përmbysjen e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë.

Në komunikatën për media të kësaj partie thuhet se kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por sipas tyre, praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij.

banner

“Edhe dje e pamë se si përmbysjen  e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë, vetëmohim me logjikë të shëndoshë, për një të mirë më të lartë”.

“Ndonëse kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të flasim për veprim, por për metodë të sigurimit të imazhit e mirëmbajtje të maskës mbi fytyrën e vetëdijshme për kompromiset e sanksionet si taksë për teatralitetin”, thuhet ai.

PSD-ja tha se fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog, njofton Klankosova.tv.

“Synimi është më se i qartë, teksa skenat dita-ditës përshkallëzohen, lavde thurren nga vasalët e aleatët kritikojnë e sanksionojnë. Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog”.

“Me këmbënguljen e Kurtit për të mbajtur gjallë mitin rreth tij si i pakompromis, ai po pranon jo thjesht kompromise, por edhe kushte. Sa me i madh vrulli për të thënë ‘jo’, aq më e madhe fjala ‘po’ në fund, të cilën me heshtje e lakime gjuhësore tenton ta mbulojë, për ta mbajtur në kujtesë vetëm rezistencën e përkohshme për autobiografinë e tij. Por, pjesa më voluminoze ‘dëmet, Dështimet e Mashtrimet’ në autobiografi mbetet kryesorja dhe më kuptimplota për Kurtin dhe rezistencën e tij për e drejt Asociacionit”, thuhet tutje në komunikatën e PSD-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy