“Të gatshëm për t’i adresuar çështjet në agjendë ” Kurti me sinjale bashkëpunimi pas takimit me Escobar?

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar.

Kurti në profilin e tij në ”X”, thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin në Banjska

banner

Gjithashtu Kurti shkruan se të njëjtin e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e transicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të  takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrire dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti

Ndërkohë, Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy