Votohet për herë të dytë, Fehmi Kupina nuk arriti të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në ruandin e parë të votimit

by Nexhat

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta zgjedh kryesuesin e ri, kandidatin e pavarur, Fehmi Kupina.

30 anëtarë morën pjesë në votim, 10 absetuan ndërkaq 20 votuan pro. Votimi për zgjedhjen e kryesuesit po vazhdon në raundin e dytë

Nën drejtimin e Nora Kelmendit, kjo mbledhje e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit është thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjatë fjalës së tij tha se LVV nuk do të ketë kandidatë për kryesues të Kuvendit.

Gëzim Sveçla, nga LVV /Foto: Ridvan Slivova/

“Siç po e shihni tash e sa kohë kjo është gjendja si pasojë e LDK-së. Siç jemi deklaruar publikisht LVV nuk ka kandidat të vetin, por me qëllim të lëvizjes së proceseve ne heqim dorë nga ky proces, por ne do të mbështesim kandidatin…”, ka thënë Sveçla

Ndërsa, shefi i PDK-së Leutrim Retkoceri tha se në shenjë proteste nuk do të mbajnë fjalim.

“Në shenjë proteste nuk do të mbajmë fjalim”, tha Retkoceri.

Ndërkaq, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja propozoi Fehmi Kupinën si kandidat për kryesues.

Gëzim Mehmeti, nga AKR /Foto: Ridvan Slivova/

“Duke u bazuar që Kuvendi Komunal nuk ka mbajtur ndonjë seancë të rregullt që një kohë, dhe për tejkalimin e bllokadave në organin Fehmi Kupina propozojë që të zgjidhet kryesues i Kuvendit. Ftoj të gjithë partitë që ta votojnë propozimin tim”, ka thënë Mehmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy