16-vite nga tragjedia e Gërdecit, Durda: Po nuk u ngrit akuzë për vrasje, drejtësinë e bëjmë vetë

by Nexhat

Kjo e premte e 15 marsit shënon 16 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona, gjatë një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.

Ashtu si çdo përvjetor, edhe këtë vit familjarët kryen homazhe në memorialin e ndërtuar në nder të viktimave

banner

Gjatë një deklarate për media nga homazhet, Zamira Durda, e cila humbi të birin e saj 7-vjeçar gjatë tragjedisë, tha se nëse nuk ngrihet akuza për vrasje, atëherë familjarët do të bëjnë vetë drejtësi.

“Ministri nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të SPAK e kjo ishte vrastare për ne. Po zhgënjehem nga dita në ditë. Nuk janë 26 zogj. Djali im ka 16 vite që tretet. Të gjithë kanë dijeni për këtë që ndodhte këtu. Nëse nuk ka drejtësi, do ngrihemi vetë e do bëjmë drejtësi”, tha ajo

Durda u shpreh se është kundër dënimeve me 2 vite burg për shpërdorim detyre dhe apeloi që të ngrihen akuza për vrasje ndaj ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në Gërdec, duke iu referuar gjyqit në zhvillim që po kryhet për ish-ministrin Fatmir Mediu.

“Unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që t’i përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.

Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. i kanë lënë fëmijët e vegjël. Djali im do të ishte 24-vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni

Me akuzën e korrupsionit po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes, nuk ka drejtësi. Nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi”, tha Durda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy