80
Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim, pasi ishte nisur të “vizitonte miqtë” pranë Ferrarës, ka njoftuar policia italiane.
Karabinierët morën një telefonatë në lidhje me shoferen e moshuar, e cila po qarkullonte në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13,000 banorësh në Emilia Romana.
Karabinierët u befasuan kur panë që shoferja ishte e datëlindjes së vitit 1920 dhe ishte në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.